BLUETOOTH

E trishtë/ Vuante nga sëmundja e rëndë ndahet nga jeta aktorja e dashur për publikun

11:18 - 17.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e njohur Lara Parker ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare në shtëpinë e saj në Los Angeles.




 

 

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur kolegia e saj Kathryn Leigh Scott përmes një postimi në facebook.

 “Kam një lajm të trishtë… shoqja ime e bukur dhe e dashur Lara Parker ndërroi jetë të enjten, më 12 tetor. Më është thyer zemra. Ajo zbukuroi jetën tonë me bukurinë dhe talentin e saj, dhe ne të gjithë jemi shumë të pasur që kemi pasur në jetën tonë një person si ajo”- tha ajo.

Aktorja vdiq nga kanceri, sipas “Deadline” .

 

 

E lidnur me 27 tetor 1938, aktorja filloi arsimin e lartë në Kolegjin Vassar përpara se të transferohej në Kolegjin Rhodes për të përfunduar diplomën e saj bachelor dhe gjithashtu fitoi një diplomë master nga Universiteti i Ioëa-s.

Parker luajti në shumë filma si “Dark Shadows”, “Hi, Mom!”, “Save the Tiger”, ndërsa nga fundi i viteve 1990, ajo shkroi katër romane me temë “Dark Shadows”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.