BOTA

A do të ketë një proces më të shpejtë integrimi për Shqipërinë? Rama: Do duhet kohë që mesazhi i Macron “të thyejë” veshin e atyre që…

11:49 - 17.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama lajmëroi se nuk do të ketë një proces të përshpejtuar për Shqipërinë, sa i takon integrimit në Bashkimin Evropian.




Kryeministri Rama lajmëroi se nuk do të ketë një proces të përshpejtuar për Shqipërinë s ai takon integrimit në Bashkimin Evropian.

I pyetur se në kohën kur Shqipëria po diferencohet, për shkak të përparimit të saj, përse nuk ka një korsi të shpejtë, kryeministri tha se diçka e tillë nuk ekziston. Ai tha se nuk ka një datë dhe as korsi preferenciale në këtë proces.

Kreu i qeverisë shqiptare nga konferenca me Macron u ndal edhe në rrugën që ndjekin vendet e BE për zgjerimin. Sipas kryeministrit, “do duhet pak kohë që mesazhi i presidentit i cili është një risi për qasjen ndaj rajonit të thyejë veshin e të gjithë atyre që janë shumë të interesuar për këtë proces por që janë edhe të mësuar që ta shikojnë këtë proces vetëm në rrugën tradicionale.”

“Çdo ditë e më shumë në një botë që komplikohet, domosdoshmëria e thyerjes, komplimentarizimit të kësaj rruge tradicionale me një rrugë paralele ku vendeve t’u jepen më shumë hapësira dhe ku bashkimi i Europës të bëhet praktik dhe të behët përditë e më i prekshëm nga të dy palët.

Nuk ka korsi preferenaciale në këtë proces. Ne duhet të vazhdojmë në frymën e atij amaneti që nga koha e Skënderbeut tek rilindasit tanë dhe më pas tek njerëzit tanë, që në shekuje kanë dashur Europën si të tyren.

Ne na duhet që detyrat e shtëpisë t’i bëjmë pa u nxituar, pa kërkuar korsi preferenciale.”, tha kryeministri nga konferenca e përbashkët me presidentin francez Emanuel Macron.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.