Kryesore

“Vila e Enver Hoxhës, tani rezidencë artistësh”- Rama delegacionit francez: Me filozofinë e pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim dhe të merrnim peng Macron

13:32 - 17.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga ceremonia që u mbajt në vilën e ish-diktatorit, kryeministri Edi Rama i tha delegacionit francez i cili kryesohej nga presidenti Emanuel Macron, se nëse do ishim me filozofinë e dikurshme, të huajt do duheshin vrarë.




“Një pjesë e madhe prej jush që nuk supozohet të vinit kurrë në Shqipëri, sikur ne të ishim ende në filozofinë e ish-pronarit, ne sot duhet t’ju vrisnim ju të gjithëve, pastaj të merrnim peng presidentin e Republikës.”, tha kryeministri.

 

Kujtojmë se vila e ish-diktatorit, e njohur ndryshe si ‘Vila 31’ do të jetë tashmë një strehë e artit. Mësohet se kjo vilë do të shndërrohet në një rezidencë artistësh në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.

Rama theksoi se shndërrimi i vilës nuk ka nevojë të shihet në asnjë formë tjetër vetëm nga fati se si është kthyer nga errësira në dritë.

“Nuk duhet parë dora e arkitektit por vetëm ndryshimin e hapësirës nga errësira në dritë. Të krijohet energjia e lirë , kur kuptohet që ka patur dikur një fantazmë, dhe më në fund është e çliruar. Fantazmën mund ta përmendim, ajo është në dispozicionin tonë, jo ne në dizpozicion të saj.” tha kreu i qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.