Kryesore

“Zbuten” edhe kompanitë e basteve, Shqipëria favorite absolute përballë Bullgarisë

11:58 - 17.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E sigurt është se gjatë hedhjes së shortit, në radhët e Polonisë dhe Çekisë, kanë festuar teksa mësuan se goglat i vendosën në një grup me Shqipërinë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Të paktë ishin ata që mund ta imagjinonin një përfundim të tillë, madje as tifozët e Shqipërisë nuk e besonin që pas xhiros së 6-të do të ishin të vetëm në krye, si ekipi me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë. Nuk besuan kurrë te Shqipëria as kompanitë e basteve, në asnjë nga tre sfidat e fundit, kundër Çekisë në transfertë dhe kundër Polonisë dhe Çekisë në “Air Albania”, Shqipëria nuk e nisi ndeshjen si favorite, por fundi ishte ndryshe.




Bastet

Tani edhe kompanitë e basteve janë “zbutur” teksa sot e shohin Shqipërinë favorite absolute përballë Bullgarisë. Një fitore e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 1,70 ndërsa një fitore e mundshme e Bullgarisë vlerësohet me koeficientin 4,75.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.