BLUETOOTH

Arti në zi/ Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare aktori i famshëm filmit “Rocky”

18:14 - 19.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori Burt Young, i cili bëri bujë ne rolin e Paulie Pennino në filmat “Rocky”,




Vdekja e aktorit të madh u konfirmua nga menaxheri i tij.

Kujtojmë që Young mori një nominim për Oscar për aktorin më të mirë mbështetës në vitin 1977 për rolin e tij si kunati alkoolist i luftëtarit Rocky, luajtur nga Sylvester Stallone.

Stallone bëri nderime për Young në rrjetet sociale, duke e quajtur atë një njeri dhe artist të pabesueshëm

“Mua dhe botës do të na mungosh shumë”, ka shkruar Stallone.

I lindur Gerald Tommaso DeLouise në Queens, New-York, italiano-amerikani ishte pjesëtar i Marinës së SHBA-së në vitet ’50.

Ai ka studiuar për aktrim dhe ka ndërtuar një karrierë duke luajtur rolin e “djemve të këqij” në TV dhe film.

Aktori u kujtua si “jashtëzakonisht krijues” nga Carmel Dagan i “Variety”

“Ai nuk ishte kurrë i tepërt për t’u parë, kjo e ka bërë atë aktor të përsosur për karakteret që luante, ai kishte një mënyrë të veçantë për të luajtur një bandit, një djalë të keq apo një ngacmues, duke i dhënë atij roli më shumë personalitet, më shumë simpati, disi edhe më shumë se që meritonte roli”, shkroi Dagan.

Young u shfaq në filmin e parë “Rocky” në vitin 1976 si mik i personazhit të Stallones, përpara se të bëhej kunati i Rockyt në filmin “Rocky II”, kur u martua me motrën e tij.

Ai luajti rrolin e Paulie në të gjashtë filmat origjinalë “Rocky”.

Rocky ishte vepra e tij më e njohur dhe një hit i madh kinemaje, duke marrë 10 nominime për Oscar dhe tre çmime, duke përfshirë çmimin e filmit më të mirë.

Young gjithashtu luajti në filmat “Once Upon a Time in America”, “Last Exit to Brooklyn” dhe “Mickey Blue Eyes”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.