AKTUALITET

‘Do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës’/ Ministri i Mbrojtjes përgatitet për pushtimin tokësor të Gazës!

16:35 - 19.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad mori sërish përgjegjësinë për sulmin e 7 tetorit nga Hamasi në jug të Izraelit dhe u bëri thirrje trupave që të jenë gati për një pushtim “të saktë dhe vdekjeprurës” të Gazës. “Unë jam përgjegjës për ngritjen e mbrojtjes në vend. Unë kam qenë përgjegjës për këtë në dy javët e fundit, madje edhe në incidentet e vështira, dhe jam përgjegjës për udhëheqjen e luftëtarëve tanë drejt fitores”, u tha Gallad gazetarëve në një terren stërvitor ushtarak pranë kufirit të Gazës.




Ai më pas u bëri thirrje ushtarëve izraelitë që të jenë gati për një pushtim tokësor të Gazës. “Ne do të jemi të saktë dhe vdekjeprurës dhe do të vazhdojmë derisa të përfundojmë misionin”, tha ai.

Kujtojmë se pak ditë më parë, përgjegjësinë për dështimet që çuan në masakrat e shtetasve izraelitë dhe të huaj nga Hamasi, në kufirin me Rripin e Gazës, mori kreu i Shërbimit të Sigurisë së Përgjithshme të Izraelit (Shin Bet), Ronan Barr në një letër drejtuar punonjësve të Shërbimit.

Në të, Barr tha se mungesa e paralajmërimit për një sulm të Hamasit është një çështje shqetësuese për të dhe për Shin Bet. “Megjithë një sërë veprimesh që ndërmorëm, për fat të keq të shtunën nuk ishim në gjendje të krijonim një paralajmërim të mjaftueshëm që do të lejonte parandalimin e sulmit. Si person në krye të organizatës – përgjegjësia për këtë e kam mua”, ishte qëndrimi i tij fillestar.

Më pas, ai ka theksuar se “do të ketë kohë për hetime. Tani po luftojmë. Humbëm dhjetë nga njerëzit tanë më të mirë, shumë prej nesh u plagosën, ushtarët humbën të afërmit e tyre. Histori të panumërta heroizmi”.

Sipas tij, “që nga dita e parë e luftimeve ne krijuam një formacion të posaçëm, në bashkëpunim me IDF, për të gjetur, identifikuar dhe rikuperuar të rrëmbyerit dhe të zhdukurit”.

Në letrën e tij, Barr shtoi se “të gjithë punonjësit e organizatës mbërritën në njësi, hapën zyra private, krijuan ekipe speciale. Të gjithë ata që mbanin armë zbritën për të luftuar”, ndërsa theksoi se “jemi në luftë, jo në një betejë të thjeshtë. Një luftë përfundon me një vendim dhe një ndryshim shteti. Nuk ka afat kohor. Do të shkojmë deri në fund”.

Shikoni videot


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.