AKTUALITET

Lufta në Rripin e Gazës, Kongresi Botëror Hebre kërkon ndihmën e Papa Françeskut për lirimin e pengjeve nga Hamasi

19:36 - 19.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Kongresit Botëror Hebre, Ronald Lauder, është takuar me Papa Françeskun në Vatikan, ku dhe i ka kërkuar udhëheqësit të Kishës Katolike të ndihmojë në sigurimin e lirimit të pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.




Lauder është takuar me Francis ndërkohë që Izraeli ka raportuar se numrin e pengjeve izraelitë që mbahen nga Hamasi, në mes të përshkallëzimit të luftës në Gaza, ka arritur në 203.

“Ne i kërkojmë Shenjtërisë suaj që të përdorë fuqinë tuaj, të përdorë forcën tuaj, për t’i liruar këta pengje,” mësohet se i ka thënë Lauder papës sipas mediave të huaja.

“Ju mund të jeni i vetmi person që ka autoritetin moral për ta bërë këtë”, është shprehur ai ndër të tjera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 3.785 njerëz janë vrarë si pasojë e bombardimeve të Izraelit.

Situata në Gazën me 2 milionë banorë konsiderohet e rëndë, ndërsa furnizimet në Rripin e Gazës janë pakësuar shumë, mirëpo banorët janë duke shpresuar për mundësinë e hapjes së kufijve për ndihma.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.