AKTUALITET

Saimir Korreshi ironizon kolegun e PD që kritikoi bllokimin e Parlamentit: Gjeni ndryshimin mes zëdhënëses së Ramës dhe zëdhënësit të Lulit

18:43 - 19.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i cili ishte pjesë e ligjvënësve demokratë që bllokuan parlamentin ka ironizuar kolegun e tij demokrat, Arbi Agalliu, i cili i kritikoi për qëndrimin.




Me anë të një postimi në Facebook, Korreshi ka publikuar reagimin e Elisa Spiropalit dhe atë të Arbi Agalliut duke thënë se nuk kanë asnjë ndryshim.

Sipas tij, ata  janë bashkë, njëri si padron dhe tjetri si skllav!

“Gjeni ndryshimin mes zëdhënëses së Ramës dhe zëdhënësit të Lulit Nuk kanë asnjë ndryshim. Thjesht janë bashkë, njëri si padron dhe tjetri si skllav”, shkruan Korreshi.

Kujtojmë që Saimir Korreshi u perjashtua nga Parlamenti pas ishte pjesë e deputetëve që u bënë pjesë e qëndresës në Parlament, duke mos lejuar zhvillimin e punimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.