AKTUALITET

Veliaj në samitin vjetor të kryebashkiakëve në Washington DC: Tirana, përfituese e granteve të Bloomberg Cities për inovacionin urban

20:06 - 19.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është rikthyer në Washington DC për të marrë pjesë në samitin vjetor të kryebashkiakëve të organizuar nga Bloomberg CityLab. Ky Samit është një mundësi për të diskutuar çështjet e inovacionit urban dhe për të ndarë eksperiencën e Tiranës si një qytet që ka qenë pjesë e programit të Alumni dhe ka marrë grantet e Bloomberg Cities për inovacionin urban.




“Është kënaqësi të rikthehem pas një kohe të shkurtër në Uashington DC, për samitin e mrekullueshëm vjetor të kryebashkiakëve në Bloomberg CityLab.

Tirana është një alumni i grupit të parë të @BHcityleaders dhe përfitues i granteve të @BloombergCities për inovacionin urban”, thekson Veliaj.

Kjo pjesëmarrje është edhe një rast për të prezantuar sukseset dhe projektet e inovacionit urban në Tiranë përpara komunitetit ndërkombëtar të kryebashkiakëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.