Kronikë

Artan Tafani zbardhi vrasjet e bujshme/ Gjykata e Elbasanit shpall moskompetencë për gjykimin e grupit të Laert Haxhiut, ja ku transferohet dosja

09:06 - 20.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë për grupin e Laert Haxhiut, duke ia kaluar kështu dosjen SPAK-ut.




SPAK ka kompetencën sipas ligjit të hetojë grupet kriminale. Laert Haxhiu akuzohet pas 6 vrasje, 4 në Shqipëri e dy në Greqi krahas krimeve të tjera si masakra e Lushnjës, që i mori jetën dy të rinjve. Kujtojmë se banda e Haxhiut u ‘zbërthye’ pas rrëfimit të të penduarit Artan Tafani, i cili u arrestua pas grabitjes me armë në zonën e Astirit.

Tafani foli edhe për një plan të Laert Haxhiut që kishte vënë në shënjestër prokuroren e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu dhe ish-prokuroren e Lushnjës, Mirela Selimi. Musabelliu dhe Selimi hetuan masakrën e 2017 në Lushnjë. Aktualisht Musabelliu dhe Selimi janë marrë në mbrojtje nga policia pas dëshmisë së Tafanit. Nga ana tjetër, iu hap rruga ekstradimit të Haxhiut nga Greqia, drejt Shqipërisë, ndonëse ai ka refuzuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.