Kronikë

“Ishte në vendin e parë të fugonit”/ Dalin detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik, dëshmitari: 55-vjeçarja hapi derën dhe u hodh

10:08 - 20.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Peqin, ku një 50-vjeçare u vetëhodh nga furgoni që ishte në lëvizje dhe gjeti vdekjen.




U mësua se duke iu referuar dëshmisë së pasagjerëve të tjerë, Merushe Gjuzi ishte ulur në vendin e parë dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh.

“Të gjithë kanë qenë të pavëmendshëm. Ata e kanë pasur vëmendjen te telefonat, gjithçka ndodhi në pak sekonda. Pasagjerja ka qenë e ulur në vendin e parë. Ka hapur derën dhe është vetëhedhur. Të gjithë zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, por përplasja ka qenë fatale.”, tha Pope në një lidhje live për News24.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në fshatin Papër, shtetasja M. Gj., rreth 50 vjeçe, ndërkohë që udhëtonte në automjetin furgon që drejtohej nga shtetasi S. T., 30 vjeç, dyshohet se ka hapur derën e pasme të furgonit dhe është vetëhedhur.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja M. Gj. ka humbur jetën. Drejtuesi i furgonit, shtetasi S. T., po shoqërohet në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.