AKTUALITET

Kampionati Europian i Xhudos, Kosova pret për herë të parë këtë event sportiv

19:57 - 20.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet Kampionati Evropian i Xhudos.




16 dhjetori do të jetë data kur Kampionati Evropian i Xhudos “Prishtina 2023” do të fillojë garat.

Kjo konsiderohet si ngjarja më e madhe sportive në vend, ku afro 50 shtete do të jenë pjesëmarrëse, me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e.

Xhudistët do të garojnë për çmimin e madh prej 300 mijë eurove në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos “Prishtina 2023” organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Federatës Evropiane të Xhudos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.