AKTUALITET

I nxirrnin në treg dhe i shisnin, sekuestrohen rreth 2000 kg mish i skaduar pas kontrollit në tre kompani

20:09 - 20.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Kosovë, përkatësisht Njësia Rajonale Prishtinë, përmes rrugëve operative ka marrë informacion mbi dyshimin që disa nga prodhuesit e produkteve të mishit, janë duke abuzuar me produktet me afat të skaduar, duke filluar nga shitja e tyre me çmim më të lirë, e deri te ri-përpunimi i tyre dhe ofrimi për konsum te qytetarët.




Më datën 20 tetor 2023, në konsultim me Prokurorinë Themelore, është realizuar Plani Operativ në bashkëpunim me Inspektoratin e AUV-it me ç’rast janë kontrolluar disa kompani, në tri lokacione të ndryshme Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë, ku është bërë kontrollimi i gjithmbarshëm i mallrave/produkteve dhe dokumentacionit përcjellës.

Në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, ku një pjesë është asgjësuar, ndërsa një pjese iu janë marr mostrat për dërgim në laborator.

Pas inspektimit të lokacioneve, është përpiluar procesverbal mbi ecurinë e operacionit, ndërsa është iniciuar rasti “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, ku nga njësitet e DHKEK-së janë duke vazhduar veprimet operativo-hetimore, thuhet në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.