Kronikë

Policia zbardh detaje nga vrasja e 70-vjeçarit : U qëllua nga fqini i tij, ja si ndodhi krimi

08:43 - 20.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka zbardhur detaje nga vrasja e 70-vjeçarit Musa Bajraktari, i cili dyshohet se u vra nga fqinji i tij me sëpatë.




Uniformat blu raportojnë se viktima, nga fshati Kullaj, u godit me sëpatë në kokë nga fqinji, Xhemal Zeqiri, i cili më pas e hodhi në kanalin në fshatin Boks.

Trupi i pajetë u gjet mesditën e së enjtes (19 tetor) dhe fillimisht u dyshua për vdekje natyrale, pasi nuk ishin konstatuar shenja dhune.

Por pas ekspertizës, u zbulua se Musa Bajraktari ishte goditur për vdekje nga fqinji 60-vjeçar për motive të dobta, i cili u arrestua për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Njoftimi i policisë:

 

Vihet në pranga fqinji i 70-vjeçarit, i cili nga hetimet e thelluara rezultoi se vrau këtë shtetas, me mjet prerës, pas një konflikti për motive të dobëta.

Sekuestrohet mjeti prerës (sakicë), me të cilin u krye vrasja.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 19.10.2023, në fshatin Boks, Shkodër, ku në një kanal u gjet trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për të cilin paraprakisht u dyshua se e kishte humbur jetën, prej shkaqeve natyrale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ata të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e qarkut, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, për të cilën u vu në pranga shtetasi:

-Xh. Z., 60 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Nga provat e siguruara dyshohet se 60-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (sakicë), në kokë, shtetasin M. B., i cili për shkak të goditjes, ka rënë në kanalin e fshatit Boks, ku u gjet i pajetë më pas.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (sakicë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.