BLUETOOTH

Do të bëhet baba për herë të parë, këngëtari i njohur zbulon gjininë e bebit

11:48 - 20.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me një video të ëmbël dhe shumë të papritur që sjell historinë e dashurisë me të dashurën e tij Susana Gomez, e shfaqur gjatë koncertit në Washington të turneut botëror “Don Juan Tour” Maluma njoftoi shtatzëninë e partneres së tij.




Ai i ka dedikuar Susan një këngë si një homazh i ëmbël për të dhe historinë e tyre të dashurisë, teksa videoklipi tregon çiftin, më të bashkuar se kurrë, dhe momentet e shtatzënisë së Susan , nga bebja tek ekografia, deri te zbulimi i gjinisë: të dy, në fakt, janë në pritje të një vajze.

Të dy kolumbianët, janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020, përpara se ta zyrtarizonin lidhjen përmes një postimi në Instagram gjatë periudhës së Krishtlindjeve të vitit 2021. Këngëtari – emri i vërtetë i të cilit është Juan Luis Londoño Arias – dhe e dashura e tij, arkitekte dhe stiliste, gjithmonë i kanë mbajtur private detajet e marrëdhënies së tyre, pavarësisht daljeve të shumta publike, përfshirë darkat romantike dhe pushimet së bashku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.