Kryesore

Zomer flet për objektivat e Interit: Të bashkuar mund t’i arrijmë, Kasijas dhe Van der Sar idhujt e mi

14:22 - 20.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jan Zomer e ka nisur mirë sezonin me Interin dhe ka shënjestruar objektiva ashtu si gjithë skuadra, për të cilat është shprehur se vetëm duke qenë të bashkuar do të mund t’i arrijnë.




“Në futboll duhet jo vetëm talenti, por edhe vendosmëria, madje kjo e dyta është më e rëndësishme për të arritur maksimumin. Pastaj për të mbërritur te suksesi ka një sërë faktorësh, për mua ndikon shumë klima në dhomat e zhveshjes. Duhet të ketë një mjedis ku të mbizotërojë mirëkuptimi. Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, duhet të jeni një ekip i bashkuar”, tha zvicerani që tregoi edhe idhujt: “kam shumë në rolin e portierit, por do të veçoja Kasijasin dhe Van der Sarin”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.