Kryesore

“E kemi një plan, por…”- Lajçak pas takimit me Kurtin: Deeskalimi dhe normalizimi është më urgjent se kurrë! Kushtet, të papranueshme

12:26 - 21.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë të shtunën se deeskalimi i gjendjes dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është më urgjent së kurrë më parë.




Duke folur pas një takimi të pesë diplomatëve të Perëndimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, Lajçak tha se “çfarëdo kushti dhe vonese për normalizimin është e papranueshme”

“Gjithmonë kemi një plan, pra po kemi një plan. E kemi diskutuar me kryeministrin kurti dhe do ta diskutojmë me presidentin Vuciç. Nuk mund të hyjë në hollësi në këtë moment. Nuk ka alternativë ndaj dialogut sepse dialogu sjell normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe hap shtegun e BE-së për të dyja vendet”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Përfaqësuesi special i BE përsëriti thirrjen se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet sa më shpejt.

Ai theksoi se pa formimin e Asociacionit, Kosova nuk mund të bëjë përparim drejt rrugës për në Bashkimin Evropian.

Pesë diplomatët perëndimorë, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, në Prishtinë e Beograd, gjatë takimit në Kosovë u takuan me Kurtin.

Ndërsa do udhëtojë drejt Serbisë për të takuar edhe Presidentin Alekandër Vuçiç, sipas tyre për ringjalljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në takim ndodhej ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.