BLUETOOTH

FOTOT/ E filmoi fshehtas teksa kryenin marrëdhënie intime, si ish-Missi shqiptar shantazoi biznesmenin! I mori 100 mijë euro dhe makinë luksoze

15:07 - 21.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat në Kosovë raportuan për arrestimin dhe ndalimin e ish-misit të Kosovës, Zana Berisha, nën dyshimet për shantazh ndaj ish-të dashurit të saj, një biznesmeni të njohur, me të cilin është ndarë në mënyrë jopaqësore.




Berisha dyshohet se e detyroi biznesmenin të paguajë rreth 200 mijë euro, një pjesë e tyre para të gatshme dhe një veturë luksoze, por që nuk arriti t’i shpëtojë ligjit.

 

Hetimet për këtë çështje kanë nisur dhe po ashtu është mbajtur seanca ndaj të dyshuarës.

zana berisha2

Por kush është biznesmeni që ishte viktimë e vajzës me të cilën krijoi lidhje jashtëmartesore dhe u përfshi në këtë aferë

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për “Sinjalin” se bëhet fjalë për Isni Jeminin, biznesmen i njohur nga rajoni i Prizrenit, i cili dyshohet se ra pre e shantazhit dhe u detyrua t’i shkaktojë vetes dëm pasuror, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021.

isni Jemini

Lidhja e dashurisë mes ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, përfundoi me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtojë nderin dhe autoritetin e tyre.

zana berisha6

Gjithçka dyshohet se nisi në verën e vitit 2021, kur raportet mes tyre u krisën dhe doli në pah qëllimi që dyshohet se kishte Zana Berisha, ndaj të dashurit të saj, me të cilin mbajtën lidhje të fshehur. Shantazhi, dyshohet se ishte forma me të cilën ajo kishte synuar që ta kryejë këtë “punë”, duke kapur në total hiç më pak se mbi 100 mijë euro para “cash”.

zana berisha8

Me qëllim që të përfitojë materialisht, Zana vendosi që përmes kërcënimeve nga më të ndryshmet, ta detyrojë biznesmenin që të veprojë në bazë të kërkesave të saj, duke e kushtëzuar me publikimin e fotografive e video-incizimeve intime të tyre, që ajo i kishte realizuar gjatë kohës sa po shijonin lidhjen e dashurisë.

zana berisha13

Po siç raporton “Sinjali” fillimisht gjatë verës në vitin 2021, derisa e dyshuara ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar nga Jemini 100 mijë euro, me arsyetimin që ato të holla i duhen për të jetuar dhe plotësuar nevojat e saj. Me këtë rast, pra herën e parë, biznesmeni Jemini mendoi se do ta përfundonte lidhjen duke refuzuar t’ia dërgonte paratë, por aty vetëm sa filloi drama.

zana berisha14

Ish-missi vendosi që t’i hakmerret me kanosje, e madje ka shkuar edhe më tej, duke ia dërguar familjarëve të tij fotografi dhe video-incizime ku ata shiheshin bashkë, si sinjal që ta paralajmërojë biznesmenin se në rast se vazhdon të mos veprojë siç ka kërkuar ajo, do ta pësojë sërish.

Muajt e fundit të atij viti kanë shkuar në këtë formë, derisa e dyshuara është kthyer nga Amerika në fillim të vitit 2022 dhe dyshohet se ka vazhduar ta shantazhojë Jeminin, me të cilin nuk arriti të merrej vesh nga distanca.

zana berisha1

Gjatë asaj kohe, ish-miss dhe biznesmeni u takuan në një restorant të Prishtinës, ku e dyshuara i shkoi viktimës, me qëllim që ta kërcënojë sërish, duke i thënë se “asgjë nuk ka bërë, çfarë do të bëjë”, për ta paralajmëruar se do t’i publikojë të gjitha dëshmitë që i ka.

zana berisha

Përmes formave të tilla, në vitin 2022, Berisha dyshohet se arriti ta shantazhojë ish të dashurin biznesmen, të cilin e detyroi që t’ia paguajë blerjen e një veturë luksoze (në vlerë të rreth 70 mijë euro), duke e kushtësuar, se në rast se nuk vepron kështu, atëherë ajo do t’ia prishë një aheng në familjen e tij të ngushtë.

zana berisha4

E për të mos mbaruar me kaq, burimet thonë se biznesmeni Jemini pas rreth një viti është detyruar që t’i japë edhe të holla të dyshuarës me shpresën se kjo “punë” do të mbyllet dhe do t’i ndajnë rrugët. Burimet e “Sinjalit” kanë bërë me dije se këtë herë, ai ia ka deponuar ish të dashurës shantazhuese rreth 50 mijë euro. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë historia tashmë në dyert e Gjykatës.

zana berisha1zana berisha3zana berisha5zana berisha7zana berisha6zana berisha9


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.