AKTUALITET

Daniel Serwer: Vuçiç përdor Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kontrolluar popullatën serbe në veri

22:45 - 22.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti amerikan dhe eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se po përdor Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kontrolluar popullsinë serbe në Kosovë.




Në një shkrim në blogun e tij, Serwer thotë se në Kosovë, përpjekja e hapur politike e Vuçiçit për të kontrolluar popullsinë serbe kryhet përmes Listës Serbe.

Sipas Serwer, Vuçiç po përdor gjithashtu shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t’i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës.

“Ne e pamë atë kombinim në vepër më 24 shtator, kur Lista Serbe dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur. Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë”, shkruan Serwer.

Serwer thotë se Vuçiç që atëherë ka anuar shumë në drejtim të Rusisë dhe Kinës.

“Ai pa dyshim ka frikë se SHBA-ja dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më. Fushata mediatike kundër shqiptarëve brenda Serbisë është intensive, siç është edhe përdorimi i medias nga Vuçiç për të mbështetur rolin e tij gjithnjë e më autokratik”, thekson Serwer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.