Kronikë

U shty për disa orë, fillon seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezit

18:38 - 23.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, për t’u njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.




Seanca ishte përcaktuar të niste në orën 13:30, por u shty për në orën 18:00, pasi pala mbrojtëse kërkoi kohë për shqyrtimin e dosjes hetimore.

 

Në video shihet momenti kur dhëndri i ish kryeministrit shoqërohet nga makina e policisë dhe një makinë e  burgut.

Ndërsa Fatmir Bektashi, për të cilin është vendosur masa detyrim paraqitje është shfaqur në këmbë dhe i buzëqeshur, i shoqëruar nga dy efektivë policie.

LEXO EDHE: “Jamarbër Malltezi s’ka futur lekë”- Biznesmeni Fatmir Bektashi “zbërthen” rolin e dhëndrit të Berishës në privatizimin e ish-kompleksit Partizani! Çfarë dëshmoi në SPAK

fatmir bektashi11
Fatmir Bektashi

Kujtojmë që Malltezi u vu në pranga dy ditë më parë në Aeroportin e Rinasit, teksa ishte duke pritur bashkëshorten që ti vinte nga një vend i BE.

SPAK e akuzon për veprën penale “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën, për privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”. Per ish kryeministrin eshte caktuar masa e detyrimit te paraqitjes.

Fatmir Bektashi ne SPAK-Biznesmeni-GJKOO-buzqesh-ndertuesi-kontakt-homeplan-Jamarber-Malltezi (3)Fatmir Bektashi ne SPAK-Biznesmeni-GJKOO-buzqesh-ndertuesi-kontakt-homeplan-Jamarber-Malltezi (2)Fatmir Bektashi ne SPAK-Biznesmeni-GJKOO-buzqesh-ndertuesi-kontakt-homeplan-Jamarber-Malltezi (4)Fatmir Bektashi ne SPAK-Biznesmeni-GJKOO-buzqesh-ndertuesi-kontakt-homeplan-Jamarber-Malltezi (5)Fatmir Bektashi ne SPAK-Biznesmeni-GJKOO-buzqesh-ndertuesi-kontakt-homeplan-Jamarber-Malltezi (6)Fatmir Bektashi ne SPAK-Biznesmeni-GJKOO-buzqesh-ndertuesi-kontakt-homeplan-Jamarber-Malltezi (7)Fatmir Bektashi ne SPAK-Biznesmeni-GJKOO-buzqesh-ndertuesi-kontakt-homeplan-Jamarber-Malltezi (1)fatmir bektashi11Fatmir Bektashi ne SPAK-Biznesmeni-GJKOO-buzqesh-ndertuesi-kontakt-homeplan-Jamarber-Malltezi (9)Fatmir Bektashi ne SPAK-Biznesmeni-GJKOO-buzqesh-ndertuesi-kontakt-homeplan-Jamarber-Malltezi (8)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.