BLUETOOTH

E trishtë/ Kanceri në mushkëri i merr jetën në moshë të re artistit të njohur

15:24 - 24.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i trishtë vjen nga bota e artit. Kitaristi i grupit të njohur britanik Massive Attack, Angelo Bruschini, ka ndërruar jetë në moshën 44-vjeçare. U mësua se shkaku i vdekjes së kitaristi është kanceri në mushkëri.




“Talent jashtëzakonisht i shkëlqyer. Kontributi i Angelos në veprën e Massive Attack është i pamundur të përshkruhet. Jemi të lumtur që kemi jetën e përbashkët”, u tha në deklaratën e grupit.

Po kush është Angelo Bruschini?

Angelo Bruschini, i lindur në Bristol, iu bashkua grupit të famshëm trip-hop në mesin e viteve nëntëdhjetë. Fillimisht ai u punësua teksa po regjistronin albumin kult “Mezzanine”, dhe shumë shpejt u bë anëtar i përhershëm i grupit.

“Me 113 metra2 tokë përfitoi 5.2 milionë euro”/ Berisha i përgjigjet “Birn”

U tha se Putin pësoi arrest kardiak, reagon zëdhënësi i Kremlinit dhe zbulon si qëndron e vërteta

Përpara se të fillonte të luante kitarë në Massive Attack, e cila u themelua në vitin 1989, Bruschini luajti edhe me grupe të tjera, si “The Numbers”, “Rimshots” dhe “The Blue Airplane”.

Në vitin 1997, Bruskini prodhoi albumin me të njëjtin emër të grupit rock alternativ “Strangelove”, kujton BBC .

Në korrik, muzikanti shkroi në rrjetet sociale se vuante nga kanceri në mushkëri, duke shtuar:

“Kam pasur një jetë të mrekullueshme, kam parë botën shumë herë, kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm, por dera po mbyllet ngadalë dhe mendoj se do të shkruaj një libër…”.

Muzika në zi/ Ndërron jetë në moshë të re


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.