BLUETOOTH

Këngëtarja e njohur rrëfen për adoleshencën e vështirë: Isha në gjendje të keqe nga mbidoza, shpëtova për mrekulli

14:29 - 24.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pink ka rrëfyer se është përballur me vdekjen dhe fatmirësisht i mbijetoi një mbidoze kur ishte vetëm 16 vjeçe. E ftuar në programin televiziv “60 Minuta” ajo ka rrëfyer se ishte ‘Dita e Falënderimeve’ e vitit 1995 kur ajo për pak sa nuk ndërroi jetë për shkak të një mbidoze.




“Atë natë provova gjithçka dhe përzierja e drogave të forta ishte pothuajse fatale. Piva ekstazi, kristale etj të gjitha llojet e drogave”-ka rrëfyer këngëtarja e njohur.

Pink dhe adoleshenca e saj rebele

“Jam rritur në një shtëpi ku prindërit e mi ziheshin dhe ulërinin gjithë ditën dhe i hidhnin sende njëri-tjetrit, ata urreheshin shumë’-tregon Pink.

Ambienti familjar ku ajo u rrit ishte mbytës dhe ndikoi negativisht në adoleshencën e këngëtares, e cila filloi të shiste dhe të konsumonte drogë. Më pas prindërit e dëbuan dhe shtëpia dhe këngëtarja la edhe shkollën.

“Ndihesh jashtë binarëve”- ka pranuar para kamerave për herë të parë këngëtarja.

Pas episodit ku për pak humbi jetën këngëtarja vendosi të ndryshonte jetë. Disa javë më vonë Pink emri i vërtetë është Alecia Moore, firmosi kontratën e parë diskografike ku ishte lidere e një grupi vajzash R&B. Që aty nisi dhe u zhvillua më të tej karriera e saj dhe kur vendosi të këndonte më vete vendosi emrin Pink me të cilin ishte e njohur në adoleshencë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.