AKTUALITET

Shtyhet seanca gjyqësore për rusin e shumëkërkuar, avokati: Kokunov ka kërkuar azil në Shqipëri

13:37 - 24.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shtyhet seanca në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për rusin Igor Kokunov i kërkuar nga Interpoli Ndërkombëtar, konkretisht në Rusi. Seanca është shtyrë më 7 nëntor të këtij viti.




Ndërsa, avokati mbrojtës i Kokunov, Isuf Shehu deklaroi se shkresa për ekstradim është firmosur nga zëvendës prokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo Ministri i Drejtesisë në Rusi dhe kjo bie ndesh me konventën ndërkombëtare.

Sakaq, avokati tha se Kokunov ka vetëm një vepër penale për të cilën dyshohet si kreu i një grupi kriminal, dispozitë që sipas avokatit nuk e njeh ligji shqiptar. Sipas avokatit, është kerkuar azil ne Shqipëri për Kokunov për shkak se Rusia është një shtet i pasigurt dhe që shkel të drejtat e njeriut.

Ndërkohë, deri më 7 nëntor pritet të sqarohet nëse shkresa për ekstradim është firmosur apo jo nga Prokurori i Pergjithshëm i Rusisë apo nga Ministri i Drejtësisë në Rusi.

Kujtojmë që 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.