Kronikë

Autobusi përplaset me një automjet, pesë pasagjerë përfundojnë në spital

16:16 - 25.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

5 persona të cilët ishin pasagjerë të një autobusi mbetën të plagosur pas një aksidenti rrugor që u regjistrua pasditen e kësaj të mërkure.




Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, kur autobusi u përplas me një mjet të vogël. Policia sqaron se po heton për të zbardhur rastin.

Gjithashtu i plagosur mbeti edhe drejtuesi i mjetit O.SH me të cilin është përplasur autobusi.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.