AKTUALITET

“Betohem për kockat e babait tim…”/ 16-vjeçari në Lezhë goditi mësuesen me karrige, zbardhet debati mes tyre: Do të të ngel!

13:55 - 25.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e së mërkurës në gjimnazin “Hydajet Lezhë” në Lezhë, pasi një nxënës goditi një mësuese me karrige brenda shkollës.




Ngjarja ndodhi rreth orës 10 e 30 minuta, dhe mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas sinjalizimit të rastit në shkollë, mbërritën forcat e policisë të cilët identifikuan dhe shoqëruan në komisariat nxënësin që goditi mësuesen.

Ai është një 16-vjeçar nxënës i vitit të dytë, i cili po merret në pyetje dhe po kryhen veprimet proceduriale. Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kishin bërë një debat fillimisht pasi mësuesja i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.

Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.

“Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, është shprehur ajo sipas burimeve të BalkanWeb. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.

Sakaq, mësimi më pas është bojkotuar, ndërsa mësohet se Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar do të ndjekë rregulloren për rastin në fjalë duke ngritur një komision i cili do të marrë edhe masat e nevojshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.