BLUETOOTH

Enrique Iglesias shkëmben puthje pasionante me një këngëtare në skenë, nuk dihet se si do të reagojë gruaja e tij, Ana Kournikova

10:54 - 25.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari latin, Enrique Iglesias dihet se është ekspresiv në koncertet e tij, saqë nuk ngurron të ndajë puthje pasionante në skenë. Këtë herë fatlumi nuk ka qenë një nga fansat e tij por këngëtarja që ka qenë me të.




Me pasionin e tejmbushur, zemërthyeri spanjoll kapi kolegen e tij, e puthi në gojë dhe më pas të dy vazhduan të kërcenin në mënyrë sensuale.

Videoja është nga koncerti i këngëtares në Toronto të Kanadasë dhe është bërë virale në TikTok ditët e fundit. Në komentet e tyre ndjekësit dallojnë kiminë mes dy këngëtarëve, ndërsa nuk dihet se si ka reaguar bashkëshortja e tij Anna Kournikova.

@fcoinalcanzable_uruguay Enrique’s ‘Loco’ performance was filled with intense chemistry with his co-singer. Clip from his concert last night at the Scotiabank Arena in Toronto, Canada – Oct 17, 2023. via @Enriqueismyhero #EnriqueIglesias #TheTrilogyTour #Enrique #Iglesias #EnriquesUpdates ♬ sonido original – Fco Inalcanzable ei

I martuar me Anna Kournikova

Kujtojmë se Enrique Iglesias është i martuar me tenisten ruse dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti filloi lidhjen në fund të vitit 2001. Ata u ndanë në tetor 2013, por më vonë u rikthyen bashkë. Ata kanë binjakët Nicholas dhe Lucy, të lindur më 16 dhjetor 2017. Më 30 janar 2020, ata mirëpritën vajzën e tyre. Ata banojnë në një rezidencë private në Miami.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.