AKTUALITET

Operacioni ‘Tempulli’ në Tropojë/ Arrestohet 32 vjeçari në makinë me kanabis gati për ti shitur

12:26 - 25.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 32 vjeçar nga Durrësi u arrestua në Tropojë pasi në makinë iu gjetën një sasi kanabisi si dhe sasi eurosh dhe lekësh të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e saj.




Në momentin e arrestimit në makinë ishte edhe një 16 vjeçare, edhe kjo banuese në Durrrës e pasagjere në automjet.

“Në Bajram Curri, është ndaluar për kontrolle, automjeti me drejtues shtetasin A. Ç. dhe ku ishte pasagjere një 16-vjeçare. Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 450 euro dhe 40 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike” informoi sot policia e Kukësit.

Arrestimi i tij u krye në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.