AKTUALITET

Sulmi në Banjskë, policia kryen sërish kontrolle në veri të Mitrovicës

10:33 - 25.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka kryer bastisje mëngjesin e së mërkurës në disa lokacione në veri të Mitrovicës. Kontrollet lidhen me hetimet që po vazhdojnë për sulmin terrorist në Banjskë.




Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, është shprehur për mediat në Kosovë se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar nga aksioni i sotëm policor në veri të vendit.

Nga sulmi i 24 Shtatorit mbeti i vrarë një polic ndërsa u plagosën dy të tjerë. Nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, u vranë tre terroristë serbë ndërsa disa u kapën dhe ndodhen në paraburgim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.