AKTUALITET

EMRI/ Akuzohet për tjetërsimin e pronave, arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

11:08 - 26.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit Rajmonda Dashi është arrestuar ditën e sotme.




Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për BalkanWeb se Dashi u arrestua teksa ishte në zyrën e saj.

Mësohet se ajo aktualisht punonte në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë.

Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK, ndërsa mësohet se bëhet fjalë se bëhet fjalë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.

Po ashtu raportohet se asaj i kanë sekuestruar edhe celularin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj.

BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.