AKTUALITET

Shkatërrohet banda e drogës në Itali/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 1 milionë euro, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

10:50 - 26.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia italiane ka goditur një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut të drogës, duke dhënë 15 masa arresti me burg. Mediat italiane raportojnë se anëtarët e bandës me bazë në Andria, dhe me kanale furnizimi në Kalabri dhe Spanjë, iu janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1 milionë euro.




Hetimet nisën pasi autoritetet franceze kapën njërin prej të dyshuarve me 75 kilogramë kokainë me destinacion Italinë dhe 865 mijë euro cash. Sipas hetimeve, droga e llojit kokainë, hashash dhe marijuahë transportohej kryesisht nga Spanja dhe Kalabria drejt Andrias por edhe në disa vende të Fasanos.

Mediat italiane kanë publikuar emrat e të arrestuarve, mes të cilëve edhe dy shqiptarët Klisman Curraj, 31 vjeç dhe Dorian Dushkaj, 33 vjeç. Të dyshuarit akuzohen për trafikim të paligjshëm të substancave narkotike, prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.