BLUETOOTH

Tha se do të martohej me këngëtarin, babai i Bleros reagon ashpër ndaj deklaratës së transgjinores: E ka vendin në psikiatri…

17:25 - 26.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edona James është një nga personazhet që ka rrëmbyer mjaft vëmendjen pas hyrjes në spektaklin më të famshëm në Kosovë, Big Brother Vip.




Falë karakterit të saj, mjaft mikpritëse dhe e afrueshme me banorët, ajo ka krijuar afrimitet thuajse me secilin prej tyre në vetëm pak ditë pas nisjes së ‘reality show-t’.

 

Historitë personale, romancat, dramat, e çfarë nuk ka ndarë së fundmi me publikun nga jeta e saj, e duket se kjo karakteristikë e bën atë të jetë në qendër të vëmendjes dhe shumë e komentuar.

Shpesh ajo shkakton edhe momente gazmore në shtëpi për shkak të deklaratave të papritura. E njëra prej tyre ishte edhe ‘propozimi’ që i bëri një ditë më parë Bleros, ku i kërkoi të martoheshin bashkë, sigurisht në sensin e humorit.

klan kosova

Por duket se kjo deklaratë nuk është interpretuar njësoj nga babai i këngëtarit, Bajram Muharremi i cili ka lënë një koment paska ‘të ashpër’ për banoren në një postim që është bërë në median e Kosovës ‘Klan Kosova’ në Facebook.

“Edona e ka vendin në Psikjatri, jo aty…” shkroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.