AKTUALITET

Vlorë/ Shisnin veshje dhe çanta kontrabandë, në pranga 34-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtorja! Sekuestrohen mallra me vlerë 25 mijë euro

10:01 - 26.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Vlorës ka sekuestruar mallra kontrabandë me vlerë 25,000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.




Si rezultat, është arrestuar 34-vjeçari me iniciale A. L., dhe është shpallur në kërkim bashkëshortja e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, pas 3 javësh hetime, operacioni policor i koduar “Tranzit”.

Magazinonin mallra të dyshuara të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga shitja e tyre, vihet në pranga 34-vjeçari, punohet për kapjen e bashkëpunëtores së tij.

Sekuestrohen mallra (veshje, çanta) të kontrabanduara, me vlerë 25 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas 3 javësh hetime për një rast në këtë fushë, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Tranzit”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. L., 34 vjeç, banuese në Vlorë, dhe u shpall në kërkim shtetasja E. B., 29 vjeç, banuese në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases E. B., në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje dhe çanta me vlerë 25 000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. B. bashkëpunonte me shtetasin A. L., për magazinimin e mallrave të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i shitnin me pakicë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.