BLUETOOTH

Pas suksesit të turneut “Eras”, Taylor Swift zyrtarisht merr statusin e miliarderes!

21:01 - 27.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Taylor Swift ka marrë zyrtarisht statusin e miliarderes konfirmuar nga “BloombergNews” duke u vendosur kështu në klubin e 10 figurave elitare së bashku me Kim Kardashian dhe Oprah Winfery.




Ylli botëror i popit ka ndërtuar një perandori miliarda dollarëshe pas suksesit të turneut të saj “Eras” ku konfirmohet se këngëtarja ka shtuar 4.3 miliardë dollarë në produktin e brendshëm bruto të Shteteve të Bashkuara.

Turneu “Eras” gjithashtu është në rrugën e duhur për tu bërë turneu me fitimet më të larta në histori.

Turneu parashikohet t’i sjellë artistes një shumë mbresëlënëse prej 4.1 miliardë dollarë, me pjesën e saj të të ardhurave të vlerësuara në një standard të industrisë 85%.

Përvec turneut filmi i koncertitt të këngëtares ” The Eras Tour ” fitoi rreth 130 milion dollarë në mbarë botën ku këngëtarja negocioi drejtpërdrejt me kinematë për shpërndarjen e filmit.

Krijuesja e shumë hiteve e cila mburret për pasurintë e paluajtshme me një total mbi 80 milionë dollarë i bëri paratë e saj vetëm përmes muzikës dhe performancës- shkruan ” Bloomberg ” duke e bërë arritjen e saj edhe më mbreslënëse.

Përvec arritjeve profesionale, po aq bujë ka dhe jeta personale e këngëtares.

Romanca e re e Swift-it me futbollistin Travis Kelce, ka qenë në krye të lajmeve gjatë javëve të fundit, pasi dyshja u panë sëbashku duke u kapur dorë për dorë  dhe shumë të afërt me njëri- tjetrin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.