LAJMI I FUNDIT

Axhenda e javës së 11-të/ Superiorja rikthehet në mesjavë, ja kur luhen të gjitha duelet

20:28 - 28.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kategoria Superiore, do të rikthehet ditën e martë, ku janë planifikuar të zhvillohen 2 sfidat e vlefshme për javën e 11-të, ndërkohë që kjo javë do të mbyllet të mërkurën me 3 duele interesante.




Siparin do e ngrejë dueli mes Egnatias dhe Kukësit që do të zhvillohet në orën 14:00 në Rrogozhinë, ndërkohë në orën 17:00, në “Elbasan Arena”, Dinamo e Mehmetit do të masë forcën me Skënderbeun e Gvozdenoviç.

Të mërkurën në orën 14:00 do të zhvillohen paralelisht dy duele. Laçi dhe Partizani pritet të jetë një duel tepër i luftuar, teksa në të njëjtën orë, Tirana do të kërkojë të lerë pas momentin e vështirë, ndaj Teutës së Edi Martinit. Java e 11-të do të mbyllet me përballjen Vllaznia-Erzeni, që do të luhet në Shkodër në orën 17:00.

AXHENDA JAVA E 11-TË:

E MARTË 31 TETOR:

Egnatia-Kukësi ora 14:00 (“Demrozi Stadium”)

Dinamo-Skënderbeu ora 17:00 (“Elbasan Arena”)

E MËRKURË 1 NËNTOR:

Laçi-Partizani ora 14:00 (“Laçi Stadium”)

Tirana-Teuta ora 14:00 (“Selman Stërmasi”)

Vllaznia-Erzeni ora 17:00 (“Loro Boriçi”)

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.