AKTUALITET

Çelsi nuk di të shënojë, Poçetino: Duhet të rikuperojmë edhe Brojën

21:20 - 28.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çelsi është mundur sot përsëri në kampionatin anglez, duke e mbyllur me shifrat 2-0 sfidën ndaj Brentfordit në ”Stamford Bridge”. Një sfidë ku blutë krijuan disa raste por nuk dinin të shënonin dhe për këtë arsye në disa momente u kontestuan nga tifozët.




Vetë trajneri Mauricio Poçetino, pas sfidës ka theksuar se kishin ndikuar edhe dëmtimet te skuadra e tij, që luante me mungesa të rëndësishme, sidomos në sulm. Atij iu kujtua se kjo ishte ndeshja e 14 në vitin 2023 që skuadra nuk gjente rrugën e rrjetës, duke barazuar rekordin negativ të vitit 1995, dhe si përgjigje kujtoi problemet, mes të cilave edhe mungesën e Armando Brojës të dëmtuar.

“Është e qartë që në këtë moment nuk kemi mjaftueshëm gola. Deri tani jo. Është mungesë fati. Nkunku ka vërtetuar se mund të shënojë në kampionate të mëdha si Bundesliga dhe u dëmtua në fazën përgatitore. Kjo gjë nuk ndihmoi. Pastaj na nevojitet të rikuperojmë Brojën dhe në disa situata Xhekson u ndikua për arsye të ndryshme. Por ai është i ri dhe duke ardhur këtu në këtë sezon, i duhet kohë të përshtatet”, tha Poçetino duke kujtuar alternativat e tij për repartin e avancuar, mes të cilëve edhe sulmuesin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.