BLUETOOTH

Chris Brown sërish në telashe, ja për çfarë po akuzohet këtë herë reperi

13:13 - 28.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur Chris Brown është paditur, pasi dyshohet se me 19- shkurt ai është përfshirë në një zënkë në një klub në Londër.




Paditësi është producenti Abe Diaw, i cili gjatë një interviste për “The Sun” tha se reperi e ka sulmuar fizikisht atë gjatë sherrit.

“Ai më goditi mbi kokë dy ose tre herë. Unë kam folur me policinë, dhe ata shpresojnë ta zgjidhin çështjen së shpejti. Tani është në duart e avokatit tim dhe nuk mund të komentoj më shumë.”- tha ai.

Ai gjithashtu iu ka siguruar autoriteteve të Londër pamje nga ngjarja

I lënduari gjatë intervsistës tregoi se në fillim mendoi që Brown po i afrohej atij  për ta përqafuar, por në vend të kësaj dyshohet se reperi e goditi atë tre herë me shishen e tekilës.

Megjithatë Brown akoma nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje, ndërsa kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që reperi akuzohet për dhunë, pasi në vitin 2009 ai u padit nga ish e dashura e tij Rihanna


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.