LAJMI I FUNDIT

Nketiah tripletë, Arsenali ‘shuplakë’ Sheffield për vendin e dytë në Premier League (VIDEO)

22:30 - 28.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Java e dhjetë e Premier League në Angli dhuroi fitoren 5-0 të Arsenalit kundër Sheffield United. Në “Emirates” skuadra e Artetas nuk e vendosi në diskutim fitoren duke zhbllokuar ndeshjen me Nketiah në minutën e 28-të.




Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa sërish Nketiah në minutët 50 dhe 58 i dërgoi shifrat në 3-0. Vieira në të 88 minutë dhe Tomiyasu në 90+6 dërguan shifrat në 5-0. Me këtë sukses Arsenali ngjitet në kuotën e 24 pikëve për vendin e dytë, teksa Sheffield mbetet në fund të klasifikimit me vetëm një pikë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.