LAJMI I FUNDIT

Zv.trajneri i Egnatias i mërzitur: Nuk nënvlerësuam rivalin, zotëruam topin

20:03 - 28.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendës-trajneri i Egnatias, Julian Brahja dha opinionin e tij pas barazimit 1-1 me Skënderbeun.




“Nuk mendoj se ishte nënvlerësim, pasi Skënderbeu ka zhvilluar ndeshje të mira. Ishte një moment shpërqëndrimi. Pse nuk doli Tetova? Nuk ka të bëjë mërzia, por që para fillimit të sfidës isha programuar të dilja unë. Ajo ndalesë e lojës ndikoi disi pas u ftohën lojtarët. Skënderbeu  e rriti lojën në pjesën e dytë. Arritën të barazonin dhe ne nuk kishim më minuta për të bërë diçka.”

-Nuk e vratë ndeshjen që në fillim për të filluar golin e dytë…?

“Ky shënim i shpejtë i golit nga ne është dhe mirë edhe keq. Ul disi grintën dhe i jep mundësi kundërshtarit të bëhet më shumë agresiv.”

-A vutë re që skuadra kërkonte qetësi që të kërkonte golin e dytë?

“Skënderbeu u ngjit lart duke parë qarkullimin e topit që ne bëjmë. Patëm vështirësi në mesfushë ndoshta, me Fernandon dhe Zejnullain. Megjithatë zotërimi i topit nga ana jonë ishte mirë, pasi dolëm disa herë në sulm për të kërkuar golin e dytë” – tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.