BLUETOOTH

Detaje nga vdekja e aktorit të njohur/ 54-vjeçari u gjet pa shenja jete në vaskë, ja për çfarë dyshon policia

08:43 - 29.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja dalin nga vdekja e papritur e aktorit të famshëm të serialit “Friends”, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Los Anxhelos.




54-vjeçari u gjet brenda vaskës në banesë dhe dyshohet se është mbytur. Autoritet mbërritën në banesën e tij rreth orës 16:00 të së shtunës, pasi asistenti i aktorit njoftoi ambulancën.

Në vendngjarje raportohet se nuk është gjetur dorën, ndërsa po hetohet shkaku i vdekjes së tij.

Sipas TMZ, Mattheë Perry kishte dalë për vrap dhe pas gati dy orës aktivitet fizik ishte kthyer në banesë. Më pas ka dërguar asistentin tij për të kryer një porosi, por kur ky i fundit është kthyer rreth 2 orë më vonë zbuloi se aktori nuk reagonte.

Burimet për TMZ thanë se aktori u gjet të shtunën në shtëpinë e tij në zonën e LA dhe se “është mbytur”.

friends

Perry është më i famshëm për rolin e tij si Chandler Bing në serialin e viteve ’90, i cili u shfaq për 10 sezone.

Personazhi i tij ishte i preferuar nga fansat. Ndërsa ‘Friends’ i dha famën, aktori ka luajtuar edhe në filma të tjerë si ‘Boys Will Be Boys’, Growing Pains’, ‘Silver Spoons’, ‘Charles në Charge, “Sydney”, “Beverly Hills, 90210”, “Home Free”, “Ally McBeal”, “The West Wing”, “Scrubs” dhe “Studio 60 në Sunset Strip”.

Aktori ka abuzuar me alkoolin dhe me drogën. Matthew nuk u martua kurrë, por u fejua me Molly Hurwitz- in disa vite më parë, megjithatë mori fund pas vetëm 6 muajsh.

Para fejesës me Molly Hurwitz, ai ka qenë i lidhur me Lizzy Caplan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.