BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Pas ndarjes nga Fatma, Alfio “tradhton” edhe… Ja ku u kap “mat” shefi i kuzhinës! Historia e dashurisë me moderatoren dhe fundi i marrëdhënies së tyre

16:56 - 29.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Eksperiencat e tij në televizion nisën si kuzhinë, megjithatë shumë shpejt Alfio u shndërrua në një personazh të dashur për publikun. Shkak për këtë nuk u bënë vetëm recetat e shijshme, por edhe natyra sportive dhe me batuta që ai ka.




Fill pas kësaj, në media u publikua edhe historia e tij e dashurisë me moderatoren, Fatma Methasani. Por në pak vite, gjithçka ndryshoi për Alfion. Tashmë, më i distancuar nga ekrani, Alfio i ka hyrë rrugës së biznesit, ku prej kohësh drejton një restorant në Tiranë.

Si një nga shefat më të dashur, edhe recetat e tij janë gjithmonë të suksesshme. Por, duket se edhe Alfio, ashtu si thuajse çdo njeri, veç gatimeve të tij ka një dobësi për ushqimet e shpejta. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë kuzhinierin, teksa i vetëm ishte duke pritur në rradhë tek ushqimet e shpejta.

Duket se për një moment, Alfio ka vendosur që të “tradhëtojë”, kuzhinën e tij, për të provuar shijen e “fast-food”. I vetëm dhe i veshur sport, Alfio ka qëndruar në rradhë, ndoshta i sigurt për blerjen që do të bëjë.

Sa i përket jetës private, që nga ndarja me Fatmën, e kemi parë të vetëm, duke u fokusuar më së shumti te projektet sesa te jeta sentimentale. Vitin e kaluar ata ishin krye tema e medias edhe pse ndarja ishte zbuluar muaj më vonë pasi kishte ndodhur. Vet kuzhinieri i njohur kishte reaguar pas lajmeve të shumta, por prezantuesja nuk ka folur asnjëherë.

Por, Fatma ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për ndarjen e tyre pak muaj më parë. Në një intervistë ajo ka deklaruar se para syve të djalit të tyre janë dy prindër që e tejmbushin me dashuri.

“Ajo çfarë dihet është që Alfio dhe unë jemi prindër të Noahs, ai është dielli i ditëve tona. Para syve të bukur të Noahs, ne jemi dy prindër që e tejmbushim me dashuri dhe respektojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Fatma.

Në prononcimin e tij të vetëm muaj më parë, shefi i kuzhinës shkruante se motivet e ndarjes ishin personale dhe nuk lidheshin me tradhtinë sikurse u përfol.

“Të dashur familjarë, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet. Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private edhe profesionale por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do të vlerësoja jashtë mase. Ju falenderoj nga zemra për kohën”, shkruante ai.

Teksa në media shpërtheu lajmi se ishte pikërisht kuzhinieri ai që e kishte tradhtuar partneren e tij, Alfio pak u shqetësua nga këto lajme. Vetëm pak ditë pas lajmit që qarkulloi, ai publikoi foto teksa shfaqej në Dubai. Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve është vajza bionde që e shoqëron.

Alfio e quan shoqe dhe e ka etiketuar profilin e saj, por të gjithë e lidhën këtë imazh me “fajtoren” për ndarjen. Vajza në fjalë, duket se nuk është shqiptare, por të shumta kanë qenë pyetjet nëse është kjo personazhi i tretë në historinë e tij dhe të Fatmës. Nga një vizitë e shkurtër në rrjetet e saj sociale, biondja krah Alfios duket se e kalon pjesën më të madhe të kohës në Dubai dhe pak lidhje ka me Shqipërinë.

Nuk dihet se ku ajo dhe Alfio janë njohur, aq sa tashmë, në kulmin e thashethemeve për një të tretë, ata dalin publikisht nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Por, duket se edhe kjo histori është mbyllur pa shumë bujë dhe sot Alfio është “single”, por gjithnjë i gatshëm të shijojë një ushqim të shpejt, jashtë restorantit të tij.

Shikoni fotot


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.