AKTUALITET

“Hiqni sanksionet”/ Deputetja britanike përsërit thirrjen ndaj BE-së: Kosova po bashkëpunon pavarësisht sulmit të Banjskës nga Beogradi

21:18 - 29.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, njëkohësisht kryetare e Komitetit për punë të jashtme në Parlamentin britanik, i ka bërë thirrje BE-së që të heqë sanksionet e vëna nga kjo e fundit ndaj Kosovës.




Në një postim në rrjetin social “X” drejtuar përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të Jashtme Josep Borrell dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kearns shkruan se Kosova po bën punën e saj përsa i përket propozimeve të BE-së, ndërsa Serbia vazhdon të marrë zvarrë situatën.

‘Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiçi refuzon. Hiqni tani sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen’, ka shkruar Kearns në platformën “X”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.