Kryesore

Kuqezinjtë e Minifutbollit kthehen sot përsëri në fushë, ndeshja e dytë në Botëror shfaqet në ekranin e “PANORAMA TV”

13:38 - 29.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit do të kthehet sot përsëri në fushën e lojës në ndeshjet në grupe të Kampionatit Botëror që po zhvillohen në Dubai. Skuadra kuqezi kërkon që të sigurojë pikët e para për të ruajtur shanset e kualifikimit të mëtejshëm në këtë aktivitet ku merr pjesë për herë të parë.




Skuadra kuqezi luajti dy ditë më parë përballë Sllovakisë, duke u mundur me shifrat 2-0, ku diferencën e bëri thuajse vetëm eksperienca më e madhe e skuadrës kundërshtare në aktivitete të tilla madhore.

Sfida e sotme, e cila fillon në orën 15:15. është ndaj Francës, rivalit të radhës në Grupin F e cila barazoi me shifrat 2-2 ndeshjen e parë ndaj Anglisë. Takimi i kuqezinjve do të transmetohet përsëri drejtpërdrejt në ekranin e “PANORAMA TV”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.