Kryesore

LIVE FRANCË-SHQIPËRI/ Nis dueli, kuqezinjtë e Minifutbollit luajnë ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror

14:51 - 29.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit do të kthehet sot përsëri në fushën e lojës në ndeshjet në grupe të Kampionatit Botëror që po zhvillohen në Dubai. Skuadra kuqezi kërkon që të sigurojë pikët e para për të ruajtur shanset e kualifikimit të mëtejshëm në këtë aktivitet ku merr pjesë për herë të parë.




Skuadra kuqezi luajti dy ditë më parë përballë Sllovakisë, duke u mundur me shifrat 2-0, ku diferencën e bëri thuajse vetëm eksperienca më e madhe e skuadrës kundërshtare në aktivitete të tilla madhore.

Sfida e sotme, e cila fillon në orën 15:15. është ndaj Francës, rivalit të radhës në Grupin F e cila barazoi me shifrat 2-2 ndeshjen e parë ndaj Anglisë. Takimi i kuqezinjve do të transmetohet përsëri drejtpërdrejt në ekranin e “PANORAMA TV”.

LIVE FRANCË-SHQIPËRI 0-0

NGJARJET KRYESORE

14’ Limani nga e djathta pason në qendër por Hajdari para portës nuk devijon.

12’ Hajdari provon të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga larg, portieri kontrollon.

9’ Një top në thellësi i Ademit nuk arrihet nga futbollisti kuqezi dhe portieri i Francës vihet në kontroll të topit.

8’ Xhaferri bën pritjen e radhës dhe nis aksionin e shpejtë për kuqezinjtë, ku A. Branica shfaqet në zonë dhe gjuan, por sheh tentativën t’i bllokohet nga mbrojtësit.

7’ A. Branica merr një pasim në zonë, por nuk ia del që të gjejë një shok skuadre për të tentuar gjuajtjen drejt portës.

4’ Është shtylla ajo që shpëton kuqezinjtë, pas një tentative nga larg të skuadrës franceze.

3’ Francezët tentojnë me gjuajtje të forta nga larg, duke tentuar të gjejnë në këtë mënyrë golin.

1’ Xhaferri vendoset menjëherë në vështirësi por bllokon dy gjuajtje radhazi të francezëve.

1’ Nis dueli me gjuajtjen e parë nga qendra të Francës.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.