LAJMI I FUNDIT

Mateus ”masakron” Kimish për kartonin e kuq: Këtë e mëson te ekipi U-12

11:53 - 29.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kartoni i kuq i Xhoshua Kimish në ndeshjen mes Bajern Mynih dhe Darmshtad ka qenë temë diskutimi pas ndeshjes, edhe pse bavarezët në fund fituan 8-0. Mesfushori u ndëshkua që në minutën e 6 pasi humbi topin para zonës dhe e “korrigjoi” atë gabim duke ndalur në mënyrë të parregullt kundërshtarin e duke dalë shpejt nga fusha e lojës.




Ky veprim solli kritika nga legjenda Lotar Mateus, i cili nuk u kursye ndaj futbollistit. “Si fillim duhet të luajë topin. Ai kërkon të driblojë si një 6, por në zonën mbrojtëse nuk driblohet. Kjo është ajo që mësojmë në ekipin U-12, të paktën në ekipin U-12 që drejtoja unë, që nuk duhet, që në mbrojtje nuk driblohet.

Duhet që të vraposh me topin në hapësira dhe nëse duhet të driblosh mbrapa, në fillim paso topin ose e nis top të gjatë përpara”, tha ai për ”Sky Sport”.

Edhe Kimish pranoi pas ndeshjes së kishte gabuar rëndë në atë rast. “Përjashtimi im ishte një budallallëk. Përfundimisht ishte faji im. Pas fitores 8-0, ajo që më bezdis më shumë është se do të humbas ndeshjen ndaj Dortmundit”, tha vetë lojtari.

PANORAMASPROT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.