LAJMI I FUNDIT

Merr fund makthi për sulmuesin e Liverpulit, policia liron të atin nga pengmarrësit pas shkëmbimit të zjarrit

12:27 - 29.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luis Diaz mund të marrë frymë i qetë. Policia kolumbiane raportohet se ka liruar nga pengmarrësit edhe babain e futbollisti të Liverpulit, pak orë pasi kishte shpëtuar edhe të ëmën.




Prindërit e tij ishin marrë peng në rajonin e La Guahira në Kolumbi nga persona të maskuar të cilët me siguri kërkonin shpërblim mbi lirimin e tyre. Zona ishte rrethuar nga ushtrua dhe policia, duke pasur parasysh se bëhej fjalë për familjarët e një prej personave më të famshëm aktualisht në Kolumbi.

Fillimisht u lirua nëna e lojtarit ndërsa më pas nisi ndjekja e 4 personave të armatosur të cilët mbanin babain e tij. Sipas mediave lokale, ka pasur një shkëmbim zjarri në një zonë pranë kufirit me Venezuelën, pasi ata po mundoheshin të kalonin kufirin bashkë me pengun.

Gjatë këtij shkëmbimi zjarri raportohet se kanë mbetur të vdekur dy nga rrëmbyesit, por gjithçka pritet të konfirmohet se shpejti nga komunikata zyrtare të forcave të rendit kolumbiane të cilat u mobilizuan masivisht sapo u mor vesh ngjarja e rrëmbimit të Luis Manuel Diaz dhe Cilenis Marulanda.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.