AKTUALITET

Rita Ora me tenistin serb vetëm një moment rastësor, ja kush e shoqëronte atë në finalen e Kampionatin Botëror të Ragbit!

16:00 - 29.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtunën e 28 Tetorit, u zhvillua kampionati botëror i Ragby, dhe në turmën e tifozëve u pa edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora.




Gjatë ndeshjes qarkulloi një video kur Rita shihej e shoqëruar me tenistin serb Novak Djokoviç, por mesa duket ky ishte thjehstë një monet rastësor, ndërsa me të është parë bashkëshorti i saj Taika Waititi.

Ylli i muzikës pop, 32 vjeçe, dhe regjisori i filmave, 48 vjeç, dukeshin shumë të lumtur teksa brohoritnin nga tribuna, shkruan DailyMail.

Rita në një moment tregoi me gisht nga fusha, teksa bashkë shihnin Afrikën e Jugut të fitonte me rezultatin 12-11 ndaj Zelandës së Re në “Stade de France”.

Regjisori Taika Waititi është i lidhur ngushtë me ekipin All Blacks NZR+, që janë ekipi përfaqësues i Zelandës së Re në ragbi. Këngëtarja e hitit “Hot Right Noë” kishte veshur një pallto të zezë dhe xhinse elegante për mbrëmjen në stadium.

Më vonë ajo zbërtheu pallton për të zbuluar se kishte veshur një fanellë ragbi të ekipit All Blacks, duke u futur në atmosferën e ngjarjes së madhe.

Ajo dukej më se tërheqëse dhe elegante, me flokët e saj të cilat ishin lidhur në një topuz të çrregullt me fije që i kornizonin fytyrën e saj përpara.

Shikoni fotot

Panorama online


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.