LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Asllani i sjell fat Interit, Turam ndëshkon Romën pas asistit të Dimarkos dhe kthen zikaltërit në krye

20:12 - 29.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Interi fitoi 1-0 me Romën për javën e dhjetë në Serie A. Në “Giuseppe Meazza” vendosi goli i Marcus Thuram në minutën e 81-të të ndeshjes. Djemtë e Inzaghit marrin kështu tri pikë me vlerë që i katapultojnë për momentin në krye të Serie A. Vendimtar në këtë sfidë ishte edhe Kristjan Asllani. Në minutën e 75 mesfushori u hodh në fushë, teksa iu deshën vetëm gjashtë minuta për të treguar cilësitë e tij.




Një pasim i gjatë i kalibruar nga afro 35 metër prej Asllanit, bëri që Dimarco të kontrollonte bukur dhe më pas të pasonte për Thuram, që shënoi golin me vlerën e tri pikëve. Kështu Inter merr momentalisht kreun me 25 pikë, ndërsa Roma me 14 pikë mbetet në vendin e tetë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.