LAJMI I FUNDIT

Nga zemërimi i Leaos dhe Zhirus tek 10 rastet e krijuara, Pioli: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Napolit

08:43 - 30.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka folur për DAZN pas barazimit 2-2 ndaj Napolit. Në minutën e 81-të trajneri largoi nga fusha Oliver Zhirunë dhe Rafael Leaon. Të dy lojtarët ishin dukshëm të acaruar, me portugezin që kërkonte shpjegime për zgjedhjen. Në vend të tyre janë futur Jovic dhe Okafor. Në prononcimin pas ndeshjes, Pioli foli në lidhje me reagimin e futbollistëve si dhe për situatën aktuale të Milanit, teksa deklaroi:  




“Ne kishim nevojë për energji të freskët, duke sjellë lojtarë që më pas bënë mirë. Ndryshimet janë bërë për të përmirësuar ekipin, nëse Leao dhe Zhiru më kërkojnë shpjegime, unë do t’u jap atyre në Milanelo. 

Në Milano kthehemi me një shije të hidhur, sepse ne dominonim dhe nuk duhej të kishim bërë gabimin me të cilin i kthyem vrullin Napolit. 

Vazhduam të krijonim, nuk ishte e lehtë të krijosh 10 raste në Napoli. por nuk e mbyllëm ndeshjen dhe nuk kaluam më në avantazh kur mundëm. Por në fund pikët vlejnë dhe ne duhet të bëjmë më mirë. Kjo do të thotë se na mungonte diçka. 

Pulisiç doli për shkak të lodhjes së muskujve, përndryshe nuk do ta kisha hequr kurrë. Ajo që ne themi ndoshta nuk vlen për asgjë, sepse nëse Kalabria do të kishte shënuar me goditjen e Joviçit do të kishit thënë një zëvendësim i mirë”, deklaroi Pioli.  

 PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.