BLUETOOTH

VIDEO/ “U lidh me të një muaj para martesës tonë”- Ish-mikja e akuzoi se i mori të fejuarin, flet gruaja e futbollistit shqiptar: Nuk ishim shoqe por vetëm të njohura

07:44 - 30.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Futbollisti shqiptar që luan në Gjermani Mërgim Berisha është kthyer në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të deklaratës së ish të fejuarës së tij Vesa Vllasaliut.




Vesa u shpreh në një intervistë se shkaku i ndarjes së tyre ishte ish-shoqja e saj e ngushtë Edona, me të cilën Berisha tani është i martuar.

Por duket se kjo histori do të vijojë të jetë në qendër të vëmendjes mediatike, pasi ka folur edhe Edona. E ftuar në “Fol Shqip Shoë”, ajo ka mohuar deklaratat e Vesës dhe ka theksuar se mes tyre nuk ka pasur një miqësi por vetëm njohje se janë të dyja nga qytetit i Gjilanit.

“Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë.

Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madhe, shoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur”, tha Edona.

Gjithashtu Edona ka folur edhe për njohjen e saj me futbollistin, ku ka theksuar se ajo dhe futbollisti njiheshin përpara se Vesa të ishte e lidhur me Mërgim Berishën. Po ashtu ajo ka shtuar se Berisha i ka shkruajtur në momentin që ai është ndarë nga lidhja e tij.

“Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt, unë nuk isha e informuar se ata janë ndarë, isha me shoqe në Turqi dhe unë e kisha postuar foto në whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar, unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk janë më bashkë”, tha ajo.

 

@clozaedits Flet ish shoqja e Vesa Vllasaliut #vesavllasaliu #mergimberisha ♬ original sound – bbvk


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.