BOTA

NBA/ Clippers marrin fitoren e tretë, Phoenix befasohen në shtëpi nga Spurs

22:32 - 01.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Los Angeles Clippers kanë marrë fitoren e tretë këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan NBA. Në sfidën e zhvilluar në “Crypto Arena”, vendasit kanë triumfuar me 16 pikë diferencë 118-102 kundër Orlando Magic.




Në sytë e mbi 14 mijë tifozëve, vendasit dominuan kundërshtarin. Paul George ishte ai që bëri diferencën me 27 pikë, 7 kërcime në tabelë dhe 7 asiste për ta udhëhequr kështu skuadrën drejt fitores së tretë në katër takimet e para. Kontribut të rëndësishëm dhuruan edhe Westbrook me 18 pikë dhe 17 Hyland e Powell. Te miqtë më efikasi ishte Banachero me 15 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Humbje befasuese pësoi Phoenix. Suns u dorëzuan në shtëpi nga San Antonio Spurs, teksa u mposhtën me një pikë diferencë, 115-114. Keldon Johnson ishte më i miri në parket në fitoren e Spurs, me 27 pikë. Fitorja e dytë për Suns në këtë edicion të NBA, e para në kohën e rregullt. Kevin Durant nuk mundi të shmang i vetëm humbjen e dytë të Phoenix.

Tek fitorja u rikthye edhe New York Knicks. Dominimi i tyre ishte i dukshëm në triumfin 109-91 ndaj Cleveland Cavaliers. Mitchell ishte më i miri në parket, gjithsesi 26 pikët e tij nuk shmangën humbjen e Cavaliers. Për Knick u dalluan Brunson dhe Randle të cilët shënuan në total 38 pikë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.